














Eklipsi i fundit i Hënës për këtë vit u pa mbrëmjen e djeshme. Nëse përtej oqeanit pritet me padurim eklipsi total i diellit i 21 gushtit, mbrëmjen e së hënës, 7 gusht, në Europë u pa eklipsi i fundit i Hënës për këtë vit.
Për të parë eklipsin e radhës, do të duhet të pritet deri në 27 korrik të vitit 2018, kur do të ketë një eklips total Hëne.
Fenomeni nisi rreth orës 19.20, por në vendin tonë u pa rreth orës 20.20.
Në orën 20.20 ishte çasti kur Hëna u mbulua më shumë, nga Toka që hyn mes saj dhe Diellit.
Në fotografitë bashkëngjitur gjeni disa nga fotografitë e shkrepura gjatë këtij eklipsi në Tiranë por edhe në vende të ndryshme të botës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





