Zjarret janë kthyer në një çështje problematike në vend dhe forca të shumta të policisë, zjarrfikëse, ushtria janë angazhuar në operacione për shuarjen e tyre.
Për kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili situata është e jashtëzakonshme. Ai i kërkon llogari kryeministrit të vendit Edi Rama përse nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe përse nuk mbledh shtabin qeveritar për emergjencën.
Postimi i Vasilit:
Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë. Zjarre të frikshme që po asgjësojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve. Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.
1. Ku është qeveria?
2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme? 3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencës? 4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?
Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë? Shqipëria digjet, kryeministri krihet. "Deri kur kështu ma?", thoshte Migjeni i madh. /b,.l/noa.al/