Transmetuar më 31-07-2017, 23:25


Pas mbylljes së sezonit të Al Pazar, drejtuesi i këtij formati të humorit, Agron Llakaj me sa duket ka nisur pushimet për të rimarrë energji për sezonin e ardhshëm.
Këtë gjë ai e ka bërë të ditur me anë të një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
Nuk dihet se ku po i kalon pushimet e sezonit të verës, por Agron Llakaj në fotografi shfaqet me njerëzit e tij më të dashur, familjen.
Humoristi i njohur nuk e ka shoqëruar fotografinë me asnjë mbishkrim./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





