Transmetuar më 31-07-2017, 22:48

Gjatë pasdites së sotme një pushues ka shkruar tek "joq" për të treguar se çfarë bëjnë mjetet lundruese në plazhin e Semanit.

"Doli në bregun e detit në Seman. Ishte e goditur në kokë, me siguri nga mjetet lundruese. Po ishte akoma gjallë, e futëm në det e iku. Nuk u besoja dot syve në fillim",- ka shkruar pushuesi për JOQ.al.

Ndërkohë që ky mesazh vërteton se situata në plazhet shqiptare vazhdon të mbetet po e njëjtë. Nuk ka as roje bregdetare, as zona të shënuara për mjetet lundruese.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd