
Zbardhet ngjarja e ndodhur në "Fushë të Cukalit", ku u plagos me armë zjarri automatik Mhill Pali i cili humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.
Policia ka arrestuar në flagrancë edhe autorin e dyshuar të ngjarjes.
Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.
Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës.
Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





