
Seks mes djemsh, ndër të cilët një i martuar. Këtë evidenton një publiciste dhe gazetare e njohur nga shqiptarët e Kosovës, Kimete Berisha.
Ajo tregon se ka konstatuar meshkuj shqiptarë të cilët janë të martuar, e njëkohësisht shkojnë me shokët e tyre nëpër hotele për të bërë seks.
Kimete Berisha tregon se ka mbetur e shtangur nga ajo që dëgjoi në një dhomë hoteli ku ishte dhe ajo vetë. Zhurmë akti seksual mes meshkujsh.
E më tej mësoi se ishte një burrë i martuar që po bënte seks me shokët e tij.
“Me sy të mi, po shoh burra të martuar, që vijnë për pushime me shokë, ku akomodohen në dhoma apo apartamente me shtretër martesorë.
Me vesh të mi i kam dëgjuar klithmat e tyre matanë murit që ndante dhomat tona dhe kam qenë dëshmitare kur pronari i ka parë duke u puthur dhe i tmerruar i ka përzënë si ‘qentë me zhugë’ në sabah të ferkut, ndërsa ata kanë ikur kokë-ulur pa pyetur ‘pse’.
Pastaj, janë kthyer në shtëpi ‘te gratë’.”
Në këtë pikë, Kimetja thotë se më mirë ata të dalin hapur se të mashtrojnë.
“Unë bëj apel që të shfaqen hapur se është më e ndershme sesa të mashtrojnë vazhdimisht familjen apo shoqërinë”.
Kimetja vlerëson se “homofobët më të mëdhenj janë vetë homoseksualët, të cilëve u vjen inat ta pranojnë se janë homoseksualë”.
Kurse shton:
“Më shumë se ne, ata duan për vete të jenë ‘burra’. Por, për shkak të familjes, rrethit dhe traditës, ata martohen dhe i marrin në qafë femrat.
I di disa raste që kanë ndodhur nëpër Kosovë kur ‘si në filma’ gratë shqiptare i kanë zënë burrat e tyre duke i tradhtuar ato me burra të tjerë”.
Kimetja vazhdon më pas në publikimin e saj të gjatë në rrjete sociale, për këtë
kategori njerëzish që thotë se “ruhen shumë dhe jetojnë jetë të dyfishtë”.
“Djemtë e rinj i sheh në autobus, në klasë të mësimit, në plazh, pa komplekse, duke e përqafuar njëri-tjetrin dhe disa profesorë kanë treguar se si me sy të tyre përditë shohin nxënës duke u prekur në bango shkolle me njëri-tjetrin”.
“A mund të ketë ndjenjë më të trishtuar sesa ta zbulosh se burri yt dashuron një burrë tjetër, ndërsa me ty është martuar vetëm sa për t’u dukur njeri ‘normal dhe familjar’”, – pyet Kimetja duke pohuar më tej se “dyshimi në burrërinë e meshkujve është brenga kryesore sot e shumë vajzave të reja dhe atyre pak më të mëdha”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





