

Vijojnë masat ajrore Afrikano-Veriore ndikimin e tyre në vendin tonë duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezentë.
Orët e pasdites sjellin vranësira të lehta e kalimtare në Veri – Verilindje duke lënë me mot të kthjellët pjesën tjetër të territorit. Po ashtu edhe gjatë natës do të mbetemi me mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do vijojnë të larta, për pasojë në shume zona të ultësirës perëndimore të kemi temperatura ekstremisht të larta.
Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga veriperëndimi për pasojë në det do të ketë dallgëzim i papërfillshëm.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera më të larta do të shënohen në gadishullin e Ballkanit mbi 40 gradë C.
Ndërsa ishujt britanike dhe Europa qendrore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë rrebeshe. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





