
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar për spastrimin në administratë duke thënë se kryeministri Rama po tregon përralla, ndërsa i hedh fajin administratës për varfërinë dhe faktin se shqiptarët duan të iin nga vendi. Ai ironizon Ramën me një përrallë të La Fontenit.
Postimi i Vasilit:
Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit
Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqenëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç’thotë La Fonteni në një përrallë:
Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: "Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin."
Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





