
Emiljano Lamçe, ish-punonjesi i Thesarit në Bankën e Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë dhe ajo e Apelit, është kapur sot nga Policia në Tushemishtit në Pogradec.
Sipas burimeve policore, sot është ndaluar një shtetas në kërkim i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.
Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





