
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash një automjet të parkuar. Sipas informacioneve të policisë, raportimi për këtë ngjarje është bërë rreth orës 1:20 të mëngjesit të sotëm në numrin e emergjencave.
Ngjarja ndodhi në Kodër-Haxhë të Kamzës, ku shënjestër ka qenë një automjet tip Audi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në drejtim të mjetit të parkuar.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, ndërsa do të merret në pyetje edhe pronari i automjetit të dëmtuar, Mehmet Coku, për të mësuar më shumë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





