
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë.
Vrasja ndodhi rreth orës 21:15, në një lokal në Lungomare.
Mësohet se shtetasi M.Xh.(O)., 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar më këmbë mes pallateve.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.
Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikimin e autorit.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)
Sipas Policisë, viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





