Transmetuar më 29-07-2017, 15:14

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj reagon ndaj vendimit për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, duke e konsideruar absurd dënimin e një tifozi, “që shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës”.

“I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem”, shkruan Mavraj në një postim në Instagram.

Postimi i plotë i Mërgim Mavraj:

”Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën”.

Gjatë ditës së sotme ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi Ballist Morinën./a.k/noa.al/