Transmetuar më 29-07-2017, 14:19

Një mjek është dhunuar ditën e sotme teksa ishte në oborrin e spitalit rajonal të Shkodrës.
Mësohet se mjeku i sulmuar është kirurg në këtë spital me emrin Besmir Grizha.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutave dhe dyshohet se është për shkak të detyrës.
Autori i goditjes është identifikuar si shtetasi Ali Kopliku, i cili është tashme person i shpallur në kërkim.
Sipas policisë ai rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penale.
Sipas të dhënave të para mësohet se ai është goditur me mjete të forta nga familjari i një pacienti të tij dhe sherri ka qenë për shkak të detyrës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





