Transmetuar më 29-07-2017, 12:12

Një 40 vjeçar i dënuar për vrasje me dashje është ekstraduar sot nga Belgjika në Tiranë, 20 vite pas krimit të kryer.

Nga Specialistët e Interpol Tiranës u bë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë i shtetasit Levent Bregu, 40 vjeç lindur në Berat.

Bregu është shpallur në kërkim, pasi, me vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burgim për veprën penale, "Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim”  dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, shtetasi Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri shtetasen M. H.,  si dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin D. H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd