


Bleona Qereti muaj më parë kishte deklaruar se është në kërkim fatit. E duket se Ermal Mamaqi është “angazhuar” totalisht që mikesha e tij të mos jetë beqare.
Pas Arlind piktorit, i cili ishte i ftuar në studion e “Xing”, e që mesa duket nuk ka qenë një kandidat i denjë për Bleonën, një tjetër propozim ka ardhur për këngëtaren.
Nëpërmjet një videoje ‘kandidati’ i ka kërkuar Bleonës të lidhen së bashku pasi ajo ka qenë ëndrra e tij që në fëmijëri.
Ndoshta nuk ka bërë zgjedhjen e duhur se tiparet e tij nuk duken shumë qartë, por shpresojmë që të plotësojë kriteret që ka bukuroshja: Dhuratë me diamante, dhe tre fëmijë.
Pak e vështirë duket kjo, por jo e pamundur. Presim se ç’do të thotë Bleona për zgjedhjen e radhës së mikut të saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





