Transmetuar më 28-07-2017, 20:25

Të rinjtë e Partisë Demokratike zhvilluan gjatë ditës së sotme një protestë para bashkisë së Tiranës, kundër rritjes së çmimit të ujit.

“Nën thirrjes hajdut, lali leku”, të rinjtë demokratë kërkuan dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata e cilësuan si të prapranueshëm faktin se çdo familje në Tiranë do paguajë 50% më shumë për faturën mujore.

Sipas protestuesve, “Erion Veliaj po u grabit qytetarëve 180 milionë euro me rritjen e çmimit, në një kohë që uji mungon dhe është i pakonsumueshëm”.

Dy ditë më parë me votat e PS-së, PDIU-së dhe dy anëtarëve të përjashtuar tashmë nga LSI, këshilli bashkiak i Tiranës vendosi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm./a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd