


Fotinia i ka ngjarë së ëmës. Këtë do ta thoshin të gjithë me shumë siguri kur i shohin të dyja nënë e bijë. Ngjyra e syve, tiparet e përbashkëta, buzëqeshja janë gati identike…
Por tani që fituesja e Big Brother postoi edhe një foto me vjehrrën, ngatërroi dynjanë: sa shumë i ngjan edhe asaj? Të dyja bionde dhe të dyja të njëjtën qetësi e ëmbëlsi fytyre.
Meqenëse është gjendur në dilemë, Fotinia, ka postuar një foto me të dyja, mamin dhe “mamin”, kështu do që ta quajë edhe vjehrrën për të mos bërë dallime.
Në përshkrimin e fotos, ka pyetur të gjithë miqtë virtualë: më ke ngjaj më shumë, me mamin apo me mamin?
Shumë prej ndjekësve ia kanë bërë qejfin vjehrrës, ndërsa të tjerë shkruajnë se ngjan me të dyja, është po aq fisnike sa edhe ato.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





