Transmetuar më 28-07-2017, 15:34

Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur aspak mirë, marrim shkasë të themi këtë prej aksidentit të rëndë në Prishtinë ku humbën jetën 4 persona dhe nga shpërthimi që ndodhi në një kompleks në Velipojë.

Ledri është bashkuar më dhimbjen e familjarëve të personave që kanë humbur jetën dhe ka bërë një gjest të veçantë.

Sot, ai do të publikonte klipin e ri por ka vendosur ta shtyjë dhe jo më kot.

“Jemi të rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera "Mbi re" shtyhet nesër 9e shtunë).

Kjo në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë. Ngushëllime”, shkruan Ledri Vula.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd