

Masat ajrore Afrikano-Veriore do të ndikojnë në territor duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Orët e mesditës sjellin vranësira kalimtare në Veri-Verilindje të vendit.
Pasditja do të mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat malore lindore do të kenë edhe kalime vranësirash të lehta. Në këto kushte, territori shqiptar mbetet deri mëngjesin tjetër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do rriten ndjeshëm në mesditë kur pritet që Tirana, Elbasani, Kuçova, Fieri, Berati dhe Gjirokastra të shënojnë vlera mbi 36 ºC.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1- 2 ballë.
Europa
Masat ajrore të thata e të nxehta nga Veriu i Afrikës do të fuqizojnë ndikimin e tyre në Mesdheun Lindor dhe Ballkan duke bërë që moti të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta.
Me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqiten kushtet e motit edhe në gadishullin Skandinav. Ndërsa ishujt britanike, një pjesë e Europës Qendrore dhe Lindore mbeten me vranësira dhe shira, herë pas here intensive duke rrezikuar përmbytje në këto rajone të Europës. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





