



Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është ankuar në lidhje me punimet që po bëhen në jug të vendit përgjatë sezonit turistik.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili shkruan se, “Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime”.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të lërë dëgjesa publike dhe t’i krijojë komoditet pushuesve.
“Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin. Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.
Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve”, përfundon Vasili. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





