Transmetuar më 28-07-2017, 12:42

Zjarri në Velipojë, ISHTI zbulon cisternën me njëmijë litra gaz në bodrum: Ja nga erdhi shpërthimi

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka kontrolluar sot restorantin ku ndodhi shpërthimi në Velipojë, i cili shkaktoi tre të plagosur rëndë dhe tronditi turizmin atje.

ISHTI ka zbuluar një cisternë me njëmijë litra gaz në bodrumin e restorantit në pronësi të Seit Fishtës, përveç bombolave.

Sipas specialistëve, shpërthimi ka ndodhur nga rrjedhja e gazit prej kësaj cisterne dhe jo nga bombolat, të cilat kanë rezultuar të kolauduara. 

Cisterna me njëmijë litra gaz është përdorur për gatim në kuzhinë. Tani, specialistët kanë nisur të procedojnë sipas ligjit për këtë situatë.

Është dashur një orë që zjarrfikëset të lokalizojnë flakët e rëna mëngjesin e sotëm. Pamjet tregojnë ambientet tërësisht të shkrumbuara të katit të parë të resortit.

Zyrtarisht policia konfirmon se janë plagosur tre persona, më rëndë pronari i resorit, Besnik Zejnuni 55 vjeç. Ai bashkë me dy të plagosurit e tjerë, Saida Spahija 19 vjeçe (jashtë rrezikut për jetën) dhe Hektor Zenunaj 33 vjeç do kurohen në QSUT.

Duke iu referuar burimeve nga spitali mësohet se të plagosurit kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në gati 40% të trupit. Plagë djegieje kanë në fytyrë, kraharor dhe krahë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd