Transmetuar më 28-07-2017, 12:21

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në një restorant në Velipojë ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi ku janë plagosur rëndë 3 persona dhe 20 të tjerë më lehtë.

Është dashur një orë që zjarrfikëset të lokalizojnë flakët e rëna mëngjesin e sotëm. Pamjet tregojnë ambientet tërësisht të shkrumbuara të katit të parë të resortit.

Zyrtarisht policia konfirmon se janë plagosur tre persona, më rëndë pronari i resorit, Besnik Zejnuni 55 vjeç. Ai bashkë me dy të plagosurit e tjerë, Saida Spahija 19 vjeçe (jashtë rrezikut për jetën) dhe Hektor Zenunaj 33 vjeç do kurohen në QSUT.

Duke iu referuar burimeve nga spitali mësohet se të plagosurit kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në gati 40% të trupit. Plagë djegieje kanë në fytyrë, kraharor dhe krahë.

Në videon më poshtë mund të shihni edhe pamjet se çfarë ka mbetur pas shpërthimit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd