Transmetuar më 28-07-2017, 11:39

Pas shpërthimit të bombolës së gazit në restorantin e resortit turistik "Fishta" në Velipojë janë plagosur disa persona.

Sipas burimeve policore mësohet se ata që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore është pronari i resortit Besnik Zejnuni 55 vjeç i cili është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës dhe dy punonjës të tjerë Hektor Zenunaj 33 vjeç dhe Saida Spahija 19 vjeçe të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës për trajtim dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00 të paradites së sotme. Mësohet se flakët kanë nisur në një lokal në brendësi të kompleksit.

Një pushues nga Kosova tregon tmerrin që kanë përjetuar pas shpërthimit të flakëve në lokal në kompleksin “Fishta” në qendër të Velipojës.

"Kemi parë tmerr me sy. Lavdi Zotit kanë qenë shumë pak pushues, pasi një pjesë e tyre ishin larguar drejt plazhit”, deklaron pushuesi.

Njoftimi i policisë

Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.

Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dërgohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dërgohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bëjnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd