Transmetuar më 28-07-2017, 10:47

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Beratit, ku një 54-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, vetëm 15 vjeçe.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar shtetasin Resmi Turani, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Ende nuk dihen detaje rreth kësaj ngjarje monstruoze, teksa do të merret në pyetje I dyshuari për të mësuar më shumë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





