Transmetuar më 27-07-2017, 16:04

Mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Margrete II uron Presidentin e Republikës së Shqipërisë Meta për marrjen e detyrës.

Në mesazhin e saj të urimit drejtuar Presidentit Meta, ajo shkruan: “Me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës, ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta si dhe urimet më të mira për ju dhe për popullin e Shqipërisë!”

Gjithashtu një mesazh urimi për Metën ka dërguar edhe Mbreti i Holandës Ëillem-Alexander . Mbreti i Holandës, në mesazhin e tij ka nënvizuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vijojnë të zhvillohen edhe gjatë mandatit presidencial të z. Meta.

“Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës! Jam mëse i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë mandatit tuaj presidencial në të mirë të dy popujve tanë.

Ju uroj urtësi si dhe shumë suksese në detyrat e rëndësishme që keni përpara!” është shprehur Mbreti i Holandës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd