Transmetuar më 27-07-2017, 10:58

Një person është shoqëruar në polici pasi dogji pronën e një personi. Policia e Fierit njofton se është vënë në pranga Bilbil Zaimi, 47 vjeç, banues në fshatin Metaj, Fier. 

Ndalimi i tij u bë pasi në datën 23.07.2017, ka djegur 6 dynym tërshëre dhe 30 rrënjë pemë frutore të shtetasit M.L, 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Nuk dihen ende shkaqet që detyruan 47-vjeçarin të marrë këtë vendim, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për pronarin e tokës.

Paraprakisht, dyshohet për një konflikt mes dy personave, dhe djegia e tokës është bërë në shenjë hakmarrjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkatërrim i pronës më zjarr". /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd