Transmetuar më 26-07-2017, 18:31

Këngëtari i hitit veror “Bella”, Butrint Imeri ka humbur një person të rëndësishëm të jetës së tij.

Gjyshja e tij ka ndërruar jetë ditën e sotme. Këtë lajm të hidhur e ka dhënë vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një foto të gjyshes së tij në Instagram të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: Ishalla n’xhenet gjyshja ime.

Këtë verë Butrint Imeri ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Bella”, e cila është kthyer në këngët më të preferuara të momentit.

Deri tani nga momenti i publikimit ajo ka marrë mbi 9,000 ,000 klikime, duke e cilësuar padyshim si një sukses i jashtëzakonshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd