Transmetuar më 26-07-2017, 18:07

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Sipas mediave italiane shqiptari kishte fshehur jashtë qytetit 1 kg e 700 gram kokainë, që do të sillte një fitim prej 250 mijë eurosh nëse do të shitej në treg.

Depozita ku shqiptari kishte fshehur drogën gjendej në një ofiçinë mekanike, ku 35-vjeçari punonte, që ndodhej në periferi të Perugias.

35-vjeçari, sipas policisë italiane nuk kishte kontratë të rregullt pune dhe me shumë mundësi ndodhej në provë në kompani.

Për momentin policia italiane nuk e ka bërë të ditur vendin e saktë ku ndodhej droga dhe as emrin e shqiptarit të arrestuar.

Por faktet që disponojnë agjentët e policisë së Perugias, të bëjnë të mendosh se burri i arrestuar ka qenë një lloj grosisti i drogës. Hetimi është koordinuar nga Prokurorja Claudio Cichella.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd