




Me një profil të dashur, por njëkohësisht paksa privat, ata e kanë mbajtur historinë e dashurisë më shumë për vete sesa për sytë e publikut.
Duket se me të njëjtën dëshirë për të shijuar vetë ngjarjet e rëndësishme kanë konceptuar edhe dasmën, e cila megjithatë është komentuar shumë në media dhe ka ngjallur interes.
Edhe pse dihet ende shumë pak. Është mësuar që Turi e bëri festën e beqarisë në Vjenë, që Orinda ka vendosur një vello në festën e saj të beqarisë, që as dhëndri nuk e ka parë fustanin e bardhë të Orindës.
Ishte mësuar edhe që ftesat janë shpërndarë në një cilindër qelqi si një mesazh në shishe. Për këtë e ka pasur fjalën Orinda kur i tha Turit "nuk kemi qelq" për një ftesë shtesë që ai i kërkoi live në emision për prezantuesen Fatma Methasani.
Një nga të ftuarat, Eneida, gruaja e Alban Kondit ka zbuluar tani përmbajtjen e ftesës, e cila duhej skanuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





