Transmetuar më 26-07-2017, 14:06

Dy persona janë shoqëruar në polici, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Policia vendore e Tiranës, njofton se në pranga kanë rënë, Aqif Ibraliu, 65 vjeç, banues në fshatin Isufmuçaj Tiranë, pasi në punishten e tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike.

Është ndaluar po ashtu edhe Shefqet Doku, 66 vjeç, banues në rrugën "Pasho Hysa", pasi në banesën e tij, punonjësit e OSHEE – së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në vijim të këtij aksioni, u proceduan në gjendje të lirë edhe katër persona, të cilët kishin rilidhur energjinë elektrike, pas prerjes nga punonjësit e OSHEE-së.

Bëhet fjalë për shtetasit, B. G, 80 vjeçe, banuese në fshatin Koçaj, S. K, 43 vjeçe, banuese në fshatin Kakunj, Ë. G, 55 vjeçe, banuese në fshatin Koçaj, E. K, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Me të njëjtën akuzë, është shpallur në kërkim edhe 67-vjeçari, H.L, banues në rrugën “Musa Agolli”. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd