





Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje të ndodhur në zonën e Bathores në periferi të Tiranës tre ditë më parë, ku djali vrau me armën e shërbimit të atin polic si dhe plagosi nënën e tij.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatë dosjen hetimore për krimin e ndodhur në familje, duke kërkuar si masë sigurie “arrest me burg”, për të riun.
Mirald Metallari dhe babai i tij Myftar Metallari, kanë qenë duke punuar për ndërtimin e një muri në oborr para se të ndodhte ngjarja.
21-vjeçari duke transportuar karrocën me llaç befas është penguar dhe e ka derdhur atë.
Kjo ka bërë që i ati 55-vjeçar të shpërthejë në kritika, duke i thënë “Ti nuk bën për asgjë” dhe më tej kanë debatuar ashpër.
Më tej i riu ka hyrë në banesë, por është ndjekur pas nga i ati duke u konfrontuar edhe fizikisht.
Në një moment Miraldi ka arritur të marrë armën e zjarrit dhe të qëllojë drejt babait, të cilin e la të vdekur në vend. Por mes tij dhe të atit, hyri dhe nëna e të riut Nurie Metallari 47 vjeçe, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja.
Mësohet se familja Metallari po bënte punime në banesë, pasi në mesin e muajit gusht martonin njërën vajzë. /a.y/noa.al
Krimi në familje, djali tregon si vrau babanë dhe plagosi nënën
Kush është djali që akuzohet se vrau të atin dhe plagosi rëndë nënën
Vrau babanë dhe plagosi nënën, çfarë tha i riu në polici
Tiranë, arrestohet djali që akuzohet se vrau babanë dhe plagosi nënën
Krim në familje/ Djali i merr pistoletën të atit polic dhe e vret, plagos nënën
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





