Transmetuar më 25-07-2017, 21:33

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përgëzuar për kurajën dhe vendosmërinë sipas saj të grupit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, të cilët zhvilluan një dëgjesë publike në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Sipas Kryemadhit, “më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shkruan se “Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike”.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

“Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e keshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës.

Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qendrimi yne!”-/a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd