Transmetuar më 25-07-2017, 19:16

Pak ditë më parë në provincën e Milanos janë shpërndarë disa fletëpalosje raciste kundër emigrantëve, përfshi edhe shqiptarët pranë bashkisë së qytetit.

E përditshmja italaine "Il Giorno" ka publikuar foto të fletëpalosjes ku shihet një gjuhë e ashpër ndaj emigrantëve edhe me kombësi shqiptare e kosovare.

“Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore, për marokenë, shqiptarë, rumunë, kosovarë, talebanë, afganë, bullgarë”.

“Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, është i lejueshëm përdorimi i armëve të tipit pushkë apo i bombave të dorës dhe të qenve”, citohet në fletëpalosje.

Në sheshin e Foglia-s u shpërndanë mbi 100 copë fletëpalosje. Kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd