
Një burrë në Kavajë, nuk e pranonte dot ndarjen me të shoqen, duke u fiksuar keq ndaj saj.
Pas dështimit të këmbënguljes për të vijuar lidhjen e tyre, ai ka zgjedhur rrugën e kërcënimit me jetë.
E frikësuar për jetën e saj, gruaja ka denoncuar në policinë e Kavajës ish-bashkëshortin, i cili prej disa kohësh ndodhej në emigrim.
Gjatë ditës së djeshme, e hënë u referuan materialet në Prokurorinë e Kavajës, për 36-vjeçarin I.Y., banues në Turqi.
Ai dyshohet se më 20 korrik nëpërmjet rrjetit social Facebook, i ka dërguar mesazh kërcënues me foto pistolete, ish bashkëshortes V.X., 33 vjeçe banuese në Kavajë.
Gruaja për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte pasur me të shoqin gjatë kohës që ishin ndarë, por edhe kërcënimeve të marra në distancë ka kërkuar ndihmën e policisë.
Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Kanosja”. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





