Transmetuar më 25-07-2017, 13:33

Ish-drejtori i përgjithshëm i Hipotekës, Ilirjan Muho pritet të dëshmojë përpara gjykatës në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit. Gjykta e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e bërë nga Prokuroria që në seancë të dëshmojë edhe ish-kryeregjistruesi.

Ndërkohë, në seancën e një jave më parë, ish-kryeregjistruesi i Durrësit, Jurgis Çyrbja, deklaroi se kishte diskutuar disa here me Ilirjan Muhon lidhur me regjistrimin e ish-hotel Vollgës.

Shkresa për të kryer regjistrimin e pronës kishte ardhur nga zyra qendrore, e cila me vonë kishte sjelle një tjetër shkresë për kufizim të regjistrimit.

Në seancën e radhës, që do të mbahet me 12 shtator do të pyeten edhe Luljeta Kodra, Fejzi Kodra, Besnik Musai dhe Renato Torja.

Ndërkohë në seancën e sotme deshmoi noterja Drita Pepi, e cila deklaroi se  kishte noterizuar akte të përgatitura me parë në studio.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd