
Perandori i Japonisë, Akihito ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për marrjen e detyrës.
Në një telegram urimi, Perandori i Japonisë Akihito ai dërgon urimet më të mira për detyrën e marrë.
Po ashtu i uron sukses në mbarësinë dhe përparimin e vendit.
“Me rastin e marrjes nga ana e Shkëlqesisë Suaj të zyrës së lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira e të sinqerta si dhe përgëzimet e përzemërta për suksesin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe për mbarësinë e përparimin e popullit të vendit tuaj”, shkruhet në mesazhin e urimit.
Ilir Meta u betua pasditen e së hënës së 24 korrikut si President, duke zënë vendin e Bujar Nishanit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





