Transmetuar më 25-07-2017, 07:59

Alexis Tsipras më në fund mund ta thotë, për Greqinë “më e keqja e krizës tanimë është pas shpatullave”.

Kryeministri grek e bëri këtë deklaratë për britaniken “The Guardian”.

Ai nënvizojë se tashmë mund të konfirmohet me siguri se ekonomia është në fazë rritje.

“Dalëngadalë, atë që askush nuk e mendonte se do të ndodhte, do të ndodhë. Do e çojmë vendin jashtë krizës dhe më në fund do të jepet gjykimi për këtë”, deklaroi ai.

Tsipras e mori drejtimin e vendit në momentin më kritik të Greqisë, kur shteti ishte i mbushur me borxhe dhe detyrime pafund për të shlyer. /a.y/noa.al