Transmetuar më 24-07-2017, 21:02

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Fushë- Krujë – Laç.
Sipas të dhënave nga Policia, D.B., banues në Kosovë, duke drejtuar mjetin tip Audi ka asidentuar një person me biçikletë me iniciale E.H., 75-vjeç.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





