
Pas betimit të Ilir Metës si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, vjen edhe urimi i parë për të nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kështu ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili me anë të një mesazhi në rrjetin e tij social Facebook shprehet se sot është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët.
Kjo pasi sipas tij në krye të shtetit shqiptar do të jetë një politikan që do njerëzit e thjeshtë.
"Ilir Meta nga sot Presidnet, ditë e mirë për të gjithë. Në krye të shtetit burri që di ti dojë njerëzit e tjeshtë. Urime dhe punë të mbarë", shkruan Vasili.
Ilir Meta mori sot zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





