
Makina e një efektivi të Policisë Rrugore është djegur me benzinë. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Ishull-Shëngjin të Lezhës.
Në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T., 36 vjeç, banues në Rrëshen.
Makina i përket 36-vjeçarit i cili është punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë, të cilët i kanë hedhur një bidon me benzinë.
Si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht sedilja e mbrapme dhe tapiceria.
Për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





