Transmetuar më 23-07-2017, 17:34

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, aktualisht nënkryetare e PDIU-së, ka përkujtuar gjatë ditës së sotme ish-kolegun dhe mikun e saj, të ndjerë Sokol Olldashi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka publikuar një poezi me titullin “Teatri i Hijeve”, in memoriam për ish-deputetin e PD-së Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.
Postimi i Mesila Dodës:
TEATRI I HIJEVE
Sokol Olldashi (in memoriam)
Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe
Që në fillim.
Më pas
Gjithçka kish marrë fund
E s’mund të çbëhej.
Regjisori
Këtë e kuptoi i fundit
Ndaj kur sipari u ngrit
Iku
Duke thënë se do të kthehej
Pas Shfaqjes./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





