





Një grua është shpallur fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj, krim i cili pati vetëm një dëshmitar, papagallin e çiftit.
Glenna Duram, 49 vjeçe, u dënua për vrasjen e bashkëshortit të saj, Martin Duram nga një gjykatë në Michigan.
49-vjeçarja akuzohet se ka qëlluar 5 herë me armë ndaj bashkëshortit përpara se t’ia drejtonte armën vetes, në një tentativë të dështuar për vetëvrasje në shtëpinë e tyre në Newaygo, SHBA.
Avokati i 49-vjeçares u përpoq të bindte trupin gjykues se gruaja nuk ishte mirë mendërisht në momentin e ngjarjes, por përpjekja e tij rezultoi e pasuksesshme.
Papagalli i bashkëshortit të 49-vjeçares, Bud ishte dëshmitari i vetëm i ngjarjes.
Ish-bashkëshortja e Duram, Christina Keller e cila kishte marrë në dorëzim papagallin pas vrasjes, rrëfeu se zogu përsëriste fjalët e Martin teksa lutej për jetën e tij përpara se të qëllohej për vdekje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





