Transmetuar më 22-07-2017, 15:14

I dyshuar për ngjarjen tragjike të Ksamilit, ku adoleshentja ruse mbeti e masakruar brenda ne det teksa kishte hyrë për t’u larë është Ermal Fataj, i lindur në Fier dhe banues në Ksamil.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për këtë, por mësohet se ai ka një motor uji, me të cilin bën transportin e turistëve në ishujt e Ksamilit.

Ky person është i dyshuar lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që më herët, në mëngjes policia njoftoi se kishte bërë shumë shoqërime, të gjithë personat që njiheshin në zonë se dispononim motora uji.

Nga kontrolli në mjetin e Ermal Fatajt, u gjetën flokë të cilat janë dërguar për ekspertim. Një tjetër detaji që e tradhtoi Fatajn është fakti se ai ka tentuar të fshehë mjetin lundrues pas ngjarjes.

Fataj është marrë në pyetje nga policia, ndërsa pritet përfundimi i ekspertizës për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

15-vjeçarja Kseniya Ryok nga Shen Petersburgu i Rusisë, u gjet e pajetë në mes të detit, me dëmtime në kokë dhe në trup.

Dyshohet se e reja mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji apo skaf lundrues, gjatë kohës që ka qenë duke u larë.

Mësohet se prej disa ditësh adoleshentja ndodhej me pushime në Ksamil bashkë me nënën e saj. /b.l/noa.al/

Flet pushuesi: Vajza e vogël nga Rusia nuk u mbyt, ajo u vra nga motorri i ujit

Detaje për mbytjen e vajzës ruse, mund të jetë goditur nga një motorr uji

Me pushime, mbytet një turiste e huaj në plazhin e Ksamilit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd