





Mëngjesi është një prej vakteve më të rëndësishëm i ditës dhe këtë fakt e kanë deklaruar shumë mjekë.
Por edhe një grua kineze mund të japë konfirmimin lidhur me këtë teori, pas një aventure të tmerrshme me të cilën u përball.
Mjekët i hoqën 200 gurë të cilët ishin formuar në mëlçi, për shkak të zakonit të saj për të kapërcyer vaktet.
Gruaja i’u nënshtrua një operacioni, ku u deshën gjashtë orë e gjysmë për të hequr gurët të cilët ishin formuar në mëlçi, disa të mëdhenj sa një vezë.
Gruaja me emrin Chen, 45 vjeçe, ka ndjekur gjatë gjithë jetës një dietë të çrregullt, duke kapërcyer vaktet dhe hante ushqime aspak të shëndetshme, deri kur mëlçia nuk rezistoi më.
Siç shkruan “Metro”, ajo kishte nisur të ndjente dhimbjet e para, dhjetë vite më parë, por nga frika e operimit kishte nisur kura alternative, deri kur në fillim të korrikut dhimbjet u bën të padurueshme dhe ju drejtua mjekut.
Mjekët e operuan në Guangji Hospital duke e nënshtruar edhe ndaj një regjimi të rregullt ushqimor, ku baza e bazave ishte mëngjesi. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





