Transmetuar më 22-07-2017, 12:24

Deputeti demokrat Astrit Patozi, nuk i ndal deklaratat e forta edhe ditën e sotme, kur demokratët votojnë për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike, mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamin.

Ai thotë se demokratët nuk pajtohen me farsën dhe se vetëm gara e drejtë e shpëton Partinë Demokratike.

“Mirënjohje për demokratët e Tiranës, që na u bashkuan dje në sallën e Akademisë së Arteve. Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike. Askënd për te humbur, gjithkënd për të fituar”, shkruan Patozi në Facebook.

Qysh prej humbjes së zgjedhjeve, Patozi i cili nuk u rikandidua për deputet nga Lulzim Basha, kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd