Transmetuar më 22-07-2017, 11:59

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili mesa duket po shijon një periudhë të bukur në jetën e saj. Ajo është bërë nënë, dhe bashkëshorti i saj mesa shfaqen në rrjetet sociale tregon një kujdes të madh për të.

Këtë mëngjes Adelina ka postuar një foto në Instagram, kur tregon lulet që Vali i ka dhuruar.

Ajo shkruan bashkangjitur fotos: “Vlerëso atë mashkull që nuk ka nevojë për një arsye për të të bërë të lumtur. Dhe këtu, por flas për lulet. Mirmëngjes dashuria ime”.

Por ndryshe nga çfarë mund të mendonim ne, Vali nuk i ka bërë ndonjë deklaratë Adelinës, por i ka shkruar “Kush është ai pis?”.

Ky koment i bashkëshortit të Adelinës ka shkaktuar të qeshura jo vetëm tek këngëtarja por edhe tek ndjekësit e saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd