Transmetuar më 22-07-2017, 09:42

ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit, pas betimit të Ilir Metës si President i Republikës.

Në renditjen që LSI ka dorëzuar në KQZ për vitin 2013, Manjani renditet pas Luan Ramës, por duket se do të preferojë që mandatin për dy muaj t’ia lërë Ardit Çelës.

Ai shprehet se nëse do ftohet nga KQZ për të marrë mandatin do ta refuzoj.

"Patjetër që do ta refuzoj. Është formalitet i tepruar tashmë, nuk ka asnjë kuptim. Ky parlament ka marrë vulën e fundit të tij praktikisht, teorikisht qëndron në detyrë, por ky është një muaj pushimesh dhe unë kam planifikuar pushime. I qëndroj besnik fjalës që kam thënë se nuk është e thënë të jesh deputet për të bërë politikë, nuk më ka penguar asnjëherë mosqënia deputet për të bërë politikë. Kam bërë politikë dhe bisedoj me këdo fare lirisht pa qenë e nevojshme të jem deputet”, tha Manjani për ‘Ora News’.

Ilir Meta do të betohet në datën 24 korrik në Parlament, kur dhe do të nisë detyrën e Presidentit të Republikës. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd