








Një nënë e cila nënvlerësoi kancerin duke e konsideruar si çrregullim hormonal gjatë shtatzënisë ka ndarë historinë e saj të dokumentuar përmes fotove. Bethany Greenway një 39 vjeçare nga Austrin, Texas, e fitoi betejën me desmoplastic melanoma, një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të lëkurës.
Gjithçka nisi me një njollë të zezë në pjesën e ballit, që doli gjatë kohës që ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, në vitin 2014. Pavarësisht se u vizitua tek një dermatolog, asaj iu tha se nuk kishte gjë për t’u shqetësuar dhe nuk patiasnjë simptomë për 18 muaj.
Por kur u shfaq një nishan dhe nisi të kishte dhimbje në të njëjtën zonë, ajo kërkoi ndihmë mjekësore. Ishte pikërisht momenti kur mjekët arritën të përcaktonin diagnozën. Nishani u hoq dhe më pas 39 vjeçarja iu nënshtrua një ndërhyrje për të mbuluar zonën e prekur, por procedura e la me shenja të rënmda.
Ndërkohë që sapo ka përfunduar raundet finale të trajtimit. ish fotografia ka publikuar historinë e saj në internet me anë të disa fotografive. Greenway bën thirrje për përdorim të kremit mbrojtës ndërsa shprehet se beteja e saj ishte "një çmim për të parë vajzat që rriten".
Melanoma mund të shfaqet kudo në trup, por ajo është më e zakonshme në pjesën e pasme, në këmbë, krahë dhe fytyrë e deri poshtë thonjve. Ndonëse më pak e zakonshme ato shpesh përhapen në organe të tjera të trupit, duke i bërë edhe më vdekjeprurëse. Shenja më e zakonshme është shfaqja e një nishani të ri, ose ndryshimi i atij ekzistues.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





