Transmetuar më 21-07-2017, 20:50

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe​ marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

"Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00", thuhet në njoftim.​ /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd