Transmetuar më 21-07-2017, 20:37

Vetëm disa orë nga ngjarja e rëndë ku një turiste ruse u mbyt në Ksamil, një tjetër viktimë është shënuar këtë pasdite në plazhin e Golemit. Një shtetas sllovak është mbytur në det dhe është identifikuar si Beres S.,66 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca dhe nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.
Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes së turistit sllovak. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





